Një skandal i ri kërcënon të botën e tenisit, ish e dashura e David Nalbandian, Araceli Torado, ka akuzuar tenistin e njohur për ngacmim dhe përndjekje, raportojnë shumë media botërore, shkruan lajmi.net
Ajo gjithashtu e akuzoi se kishte gjetur një aparat fotografik të vendosur nga argjentinasi në banesën e saj.
Gjegjësisht, modelja Aracelo Torado ka shkuar në polici ku ka denoncuar ish-të dashurin e saj për ngacmim.
Lidhja e tyre zgjati disa muaj para se të ndaheshin. Më pas Araceli bëri denoncimin e parë, duke thënë se Nalbandian e ngacmoi në prill të 2023, pasi i dha fund lidhjes.
Mirëpo, në atë kohë policia vendosi të heqë akuzat për shkak se nuk kishte prova të mjaftueshme.
Megjithatë, më pas Araceli zbuloi diçka në banesën e saj që do t’i japë çështjes dimensione të reja. Më konkretisht, vëllai i saj gjeti një aparat fotografik në ajrim, të cilin ajo supozoi se e kishte lënë aty ish-i dashuri i saj, David Nalbandian.
Nalbandijan u tërhoq nga bota e tenisit në vitin 2013 dhe në karrierën e tij si trajner ka punuar edhe me Miomir Kecmanoviq.
Kur bëhet fjalë për karrierën e tij si lojtar, Nalbandian ka fituar 11 tituj, ndërsa në Grand Slam ka luajtur katër herë edhe në gjysmëfinale, ndërsa në Wimbledon ka qenë edhe në finale. /Lajmi.net/