• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Modriç: Lamtumirë Real – Superylli kroat i jep fund karrierës në “Santiago Bernabeu”

11/07/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kishte kohë që e mendonte këtë ditë.
Një epokë dikur përfundon sado e mrekullueshme që te jetë, dhe kështu ndodhi edhe me aventurën e superyllit Luka Modriç tek Reali.
Mesfushori kroat, njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohëve, i dha lamtumirën klubit të madh madrilen, pas 13 vitesh të jashtëzakonshëm, në të cilët fitoi gjithçka.

Mbyllja nuk ishte ajo e duhura për një legjendë, me humbjen e rëndë në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve, 0-4 ndaj Paris SG, por asgjë nuk e errëson lavdinë e kroatit, I cili përshëndeti për herë të fundit tifozët “merenges”

“Është e vështirë të flas. Ndjenjat janë të përziera. Përfundon një etapë e paharrueshme, e lavdishme, fitimtare. Ajo që kam përjetuar këtu më bën më të lumtur. Kujtoj gjithçka që kemi fituar dhe ndihem I lumtur edhe pse erdhi fundi. Një udhëtim I gjatë dhe I paharruar. Këtu u rrita shumë si lojtar dhe si njeri. Gjeta një shtëpi tjetër, sepse Madridi dhe Spanja janë si shtëpia ime e dytë. Ndihem shumë I kënaqur dhe me kalimin e kohës do të jem edhe më shumë I ndërgjegjshëm për çfarë kam arritur këtu”.

Luka Modriç luajti 13 sezone në “Santiago Bernabeu” dhe fitoi 6 Champions, 4 tituj në La Liga dhe 28 trofe gjithsej.

Karrierën do ta vazhdojë tek Milani, pasi arriti akordin me gjigandët e Italisë, ndërsa ka shkëlqyer më parë me Dinamon e Zagrebit në Kroaci dhe Totenhemin në Angli.

Next Post

Edhe Yll Hoxha largohet nga Suhareka

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.