• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Modric mesazh kritikëve: Mos ma përmendni më moshën

15/09/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mesfushori Luka Modric festoi në mënyrën më të mirë të mundshme ditëlindjen e tij të 40-të, duke shënuar golin e parë me fanellën e Milanit dhe i dhënë skuadrës fitoren 1-0 ndaj Bolognas në “San Siro”.

Ndeshja ishte e vështirë për kuqezinjtë, të cilët goditën shtyllën dhe traversën disa herë, ndërsa Bologna pati momente të gjata kontrolli të lojës. Megjithatë, Modric zhbllokoi rezultatin në minutën e dytë të pjesës së dytë, pas një kombinimi me Alexis Saelemaekers, duke e dërguar topin në rrjetë nga brenda zonës.

Ky ishte goli i tij i parë për Milanin dhe e bën kroatin vetëm lojtarin e pestë në historinë e Serie A që shënon pasi ka mbushur 40 vjeç. Për Modric, tifoz i Milanit që në fëmijëri, goli në “San Siro” ishte një ëndërr e realizuar.

Pas ndeshjes, kroati kërkoi nga njerëzit që të mos ia përmendin më moshën.

“Ishte një mënyrë e mrekullueshme për të festuar. Fitore mbi të gjitha, kjo është gjëja më e rëndësishme. Shpresoj që njerëzit të mos ma përmendin më moshën”.

“Ishte një aksion i bukur, Ale më dha një pasim perfekt dhe ishte e lehtë të shënoja – më shumë ishte merita e tij sesa e imja. E gjithë skuadra luftoi fort dhe jam i bindur se ndeshje pas ndeshjeje do të fitojmë më shumë besim. Me rikthimin e lojtarëve dhe duke u njohur më mirë me njëri-tjetrin, do të bëhemi edhe më të fortë”, deklaroi ai.

Next Post

Duplantis shkon përtej të pamundurës, vendos një rekord të ri botëror në kërcim me shkop

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.