• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Modriç pas triumfit në “El Clasico”: Kur përmbysjet ndodhin kaq shpesh nuk janë më rastësi

22/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Reali i Madridit ka marrë një tjetër fitore të madhe të dielën në mbrëmje, teksa ka mundur Barcelonën në “El Clasico”-n ku me shumë gjasa ka vulosur dhe titullin në La Liga në këtë sezon. Një e denjë për Realin e Madridit, që ka përmbysur katalanasit në një ndeshje spektakolare në “Bernabeu”.

modric

Dy herë Reali e ka parë veten në disavantazh dhe në të dyja rastet skuadra e Ançelotit është rikthyer, madje duke përmbysur rezultatin në fund me golin e Xhud Bellingam. Luka Modriç ka folur për këtë përmbysje të radhës të ekipit në mikrofonat e “Real Madrid TV”. “Ishte e pabesueshme. Një fitore që na afron me atë që duam, me titullin në La Liga. Ishte një mbrëmje e mrekullueshme me një lojë të shkëlqyer ekipore. Ne kurrë nuk pushuam së besuari. Ne ishim prapa dy herë dhe, në fund, u kthyem përsëri dhe përsëri. Përveç cilësisë, kemi treguar se jemi një skuadër me karakter dhe me besim të jashtëzakonshëm në aftësitë tona. Nuk është rastësi. Kur përmbysjet ndodhin kaq shpesh dhe mënyra si e bëjmë ne… tregon se ato nuk janë më rastësi. Është diçka që ka ky ekip dhe që na shtyn përpara. Me këtë publik gjithçka është më e lehtë”, tha Modriç.

Kroati, ndërkaq saktësoi se titulli do të vijë shumë shpejt në Madrid. “Në fund falënderuam publikun për atmosferën spektakolare. 11 pikë më shumë se Barça dhe na mbetet pak deri sa të fitojmë La Ligën”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“S’ke pa çerkuz me sy”, dyshime për një tjetër ndeshje të kurdisur në Kosovë?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.