• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, August 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Modriq synon trofe me Milanin

04/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Luka Modriq zbuloi pse e ka mbështetur Milanin që nga fëmijëria dhe shpreson të ndjekë hapat e Zlatan Ibrahimoviqit, në prezantimin e tij të hënën tek ekipi italian.

“Nuk duhet të mjaftohemi vetëm me kualifikimin për Ligën e Kampionëve”, tha ai.

Mesfushori veteran mbush 40 vjeç muajin tjetër, por pas 13 vitesh te Real Madridi ku fitoi gjithçka, përfshirë “Topin e Artë”, donte një sfidë të fundit.

Ishte gjithashtu një ëndërr fëmijërie e bërë realitet, pasi kishte mbështetur Milanin që kur u dashurua me stilin e heroit të tij kroat Zvonimir Boban.

“U rrita duke parë futbollin italian dhe Milani ishte ekipi im i preferuar në Itali, veçanërisht pasi ata kishin idhullin tim Boban, kështu që gjithmonë kisha një dashuri të veçantë për Rossonerët”, zbuloi ai në konferencën për shtyp të prezantimit.

“Flisja me Bobanin për Milanin sa herë që takoheshim. Shihja Zlatanin, ndërsa Carlo Ancelotti gjithashtu fliste me shumë respekt për Milanin. Gjithmonë kisha këtë përshtypje shumë pozitive për klubin dhe tifozët e tij. Pritja që mora ishte e jashtëzakonshme”.

Ai nënshkroi një kontratë njëvjeçare me një opsionin e rinovimit deri në qershor të vitit 2027.

Next Post

Milan, zhbllokohet çështja Jashari: gati marrëveshja me Brugge

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.