Monday, 13. April 2026
Sport

Molde e pafuqishme ndaj Bayerit të Granit Xhakës

GS 05/10/2023 1 Min. Lesezeit

Futbollisti Granit Xhaka me Bayer Leverkusenin fituan në udhëtim me rezultat 2:1 ndaj Molde-s nga Norvegjia.

Lojtari nga Kosova dhe kapiten i kombëtares së Zvicrës, ka treguar lojë të mirë.

Golat për Leverkusenin i realizuan Frimpong (12′) e Tella (18′) dhe për Molden shënoi Breivik (87’).

Pas xhiros së dytë në Grupin H të Europa League, Bayer udhëheq me 6 pikë dhe Molde është në fund me 0 pikë.

Teilen: