Friday, 10. April 2026
Sport

Moment historik në NBA, Bronny James asiston për babain e tij, LeBronin

GS 10/04/2026 1 Min. Lesezeit

Bronny James ia pasoi topin babait të tij, yllit LeBron James, për asistimin e parë të djalit për babain në historinë e NBA-së. Kjo ndodhi në fitoren 119:103 të Los Angeles Lakers ndaj Golden State Warriors.

Bronny 19-vjeçar, rrëmbeu topin dhe pasoi te Lebron James i cili vrapoi përgjatë gjithë fushës dhe bëri ngulitje. LeBron James kontribuoi në fitore me 26 pikë.

Dyshja regjistroi asistimin e parë nga babai te djali, në një ndeshje muajin e kaluar ndaj Brooklyn Nets.

41-vjeçari LeBron James shtoi edhe 11 asistime, ndërsa Bronny pati 10 pikë e tri asistime.

Lakers është në vendin e katërt në Konferencën Lindore, ndërsa Warriors është në vendin e dhjetë. Të dy skuadrat janë kualifikuar për plejofin që fillon më 18 prill.

 

Teilen: