Wednesday, 15. July 2026
Sport

Moment historik! Skuadra e Kategorisë së Dytë fiton Kupën në Rumani dhe kualifikohet në Ligën e Europës

GS 16/05/2024 1 Min. Lesezeit

Klubi i Kategorisë së Dytë në Rumani ka bërë mrekullinë.

62821350-fc-corvinul-hunedoara

Bëhet fjalë për Korvinul Hunedoara të cilët fituan Kupën dhe kështu kualifikohet në Ligën e Europës.

Ky është një klub legjendar në kampionatin vendas, por në tranzicionin drejt ekonomisë së tregut u përballën me probleme financiare dhe që nga viti 1992 luajnë në ligat e ulëta. Ata fituan Kupën pasi mposhtën të gjithë kundërshtarët e tyre.

Kjo është hera e pestë në historinë e futbollit rumun që një ekip i Kategorisë së Dytë fiton Kupën dhe hera e parë që nga Rapid Bukureshti që nga viti 1974. Një arritje shumë e madhe!

PANORAMASPORT.AL

Teilen: