• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Moment i vështirë për Ancelottin, gruaja e Valverde: Më mirë të mos flas

06/11/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Fillimisht El Clasico, humbur në mënyrën më të keqe të mundshme kundër Barcelonës, më pas polemikat për dështimin e Vinicius për të fituar Topin e Artë që i bëri që të gjithë anëtarët të braktisnin ceremoninë e çmimeve, dhe në fund humbja e rëndë në Bernabeu kundër Milanit të Fonseca-s. Carlo Ancelotti po përjeton një nga momentet më të vështira që prej fillimit të epokës së tij të dytë te Real Madrid dhe nuk mungojnë kritikat në Spanjë, nga media dhe tifozët por jo vetëm.

Zgjedhjet e Ancelottit përfunduan edhe në syrin e gruas së Federico Valverde, e cila gjatë ndeshjes kundër Milanit në Champions League përdori profilin e saj social për të sulmuar trajnerin: “Federico është një lojtar qendre, kur do ta kuptojnë që nuk është anësor? Më mirë të mos shkojmë më tej, përndryshe do të më sekuestrojnë”. Sulmi i drejtpërdrejtë, guri i hedhur dhe dora e fshehur në mënyrë të sikletshme.

Fjalët e Mina Boninos, megjithatë, arritën në konferencën për shtyp ku Ancelotti e anashkaloi çështjen: “Valverde nuk ishte mirë dhe e ndryshova. Kishte një problem në shpatull”.

Në Spanjë, por gjithmonë më shumë në rrjetet sociale sesa në korridoret e kompanisë, dikush tashmë po mendon për shkarkimin e Carlettos: “Më duket normale të jem në diskutim. Nëse vazhdojmë me këto rezultate duket e vështirë të arrijmë në fund të sezonit”.

 

 

Next Post

U be shpesh hero, por doli kokulur nga dueli me Milanin. Lunin: Humbjet e fundit janë të pashpjegueshme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.