Saturday, 16. May 2026
Sport

Momente tmerri për ish-futbollistin e Brazilit, i vendosin armën në kokë dhe i grabisin makinën

GS 24/11/2023 1 Min. Lesezeit

Braziliani Fred u tërhoq nga futbolli gjatë verës së vitit të kaluar, ndërkohë që aktualisht mban postin e drejtorit sportiv të Fluminenses, skuadër ku luajti 9 sezone në dy periudha të ndryshme.7

Sipas raportimeve të Globo Esporte, 40-vjeçari është përballur me një sulm me armë në lagjen Ipanema të Rio De Zhaneiros. Një person i ka vendosur armën në kokë duke i rrëmbyer makinën dhe aparatet celularë që kishte me vete.

Futbollisti, i tronditur nga skena që përjetoi, ka denoncuar menjëherë në polici.

Gjatë karrierës së futbollist, Fred veshi 39 herë fanellën e kombëtares së Brazilit dhe shënoi 18 gola. Përveç Fluminenses, Kruzeiros dhe Amerika MG, ai kaloi 4 sezone fantastike në Europë me francezët e Lionit.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: