• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Momenti i së vërtetës për “Tulipanët”, Holanda synon çerekfinalet në përballjen me Rumaninë

02/07/2024
in Euro 2024
Share on FacebookShare on Twitter

Me atë që kanë bërë deri tani nuk ta kujtojnë të kaluarën e lavdishme. “Tulipanët” e Holandës u dukën si një ekip “i çfarëdoshëm”, në sfidën e fundit të fazës së grupeve, përballë Austrië dhe aspak si ajo skuadër dy herë finaliste e botërorëve dhe kampione e Evropës në 1988.

Gjithsesi, pikërisht këta futbollistë kanë detyrën sot për të respektuar një fanelë të shquar në duelin e parafundit të fazës së 1/16-ve, të Euro 2024, ku përballë tyre ndodhet Rumania dhe padyshim teknikut, Ronald Koeman e ndjen më shumë se të gjithë presionin e kësaj sfide.

Tekniku i “Tulipanëve” ka qenë pjesë e brezit që fitoi Evropianin në Gjermani, dhe pikërisht në tokën gjermane kërkon një reagim nga futbollistët e tij, teksa më herët gjatë këtij Evropiani, mjeshti i pankinës e ka shprehur pendesën për tifozët e zhgënjyer dhe shpreson që kjo të ndryshojë në përballjen e orës 18:00 në “Allianz Arena” të Mynihut.

Për fat, Holanda nuk ka asnjë mungesë, por priten diferenca taktike, ama një gjë është e sigurt, Memphis Depay do të udhëheqë repartin ofensiv, ndërsa “shtatlarti” i Liverpool, Virgil van Dijk do të vazhdojë të jetë lideri i prapavijës, me shiritin e kapitenit në krah.

Bilanci ndaj Rumanisë është i shkëlqyer, me 9 fitore, 3 barazime e vetëm 1 humbje, mirëpo këtë edicion djemtë e teknikut Iordanescu kanë bërë më shumë sesa pritej prej tyre, ku edhe pse nuk janë favoritë për një fitore ndaj holandezëve, sërish nuk asgjë për të humbur dhe pritet të japin maksimumin në fushën e blertë, me lojtarë të Hagi, Man, Coman apo Stanciu, që mund t’i shkaktojnë goxha probleme “Tulipanëve”. /i.m /abcnews.al

Next Post

Fitore dhe rekord, Diogo Costa shkruan me “gërma të arta” emrin e tij në historinë e Evropianëve

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.