Tomas Tuhel gjendet në çast kritik te Bajerni, e ku disfata e thella ndaj Leverkusenit ka hedhur hije dyshime mbi të ardhmen e 50- vjeçarit te kampionët e Bundesligës.
Prestigjiozja “Bild” raporton informacione surprizuese. Sipas burimit në fjalë bëhet e ditur se Zhoze Murinjo është i gatshëm të marrë “frerët” e Bajern Mynih në këtë pikë të sezonit. Portugezi, pas shkarkimit nga ekipi i Romës, ka mbetur pa punë dhe është në kërkim të aventurës së re profesionale.
Edhe pse Tomas Myler me shokë nuk e vendosën theksin e humbjes te roli i teknikut, rreziku i mbylljes së etapës pa trofe do të ishte katastrofal. “Special One” ka flirtuar edhe më parë me Bajernin, por mbeti në tentativë. Është fakt se bordi nuk i pëlqen plani taktik i Murinjos, i cili fokusohet në fazën defensive, ndërsa bavarezët mbartin si filozofi identifikuese lojën sulmuese.
PANORAMASPORT.AL