Thursday, 19. March 2026
Sport

Momenti kur portieri kanadez provokon dy herë fituesin e UEFA Champions League

GS 28/07/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Chicago Fire arriti fitore 2 me 3 ndaj Minnesota United në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Ligës.

Gol në këtë përballje shënoi edhe futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri, shkruan Lajmi.net

Shaqiri shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 69’të.

Para se ta gjuante topin drejt rrjetës, futbollisti i Kombëtares së Zvicrës u provokua nga portieri kundërshtar, Dayne St.Clair.

Kanadezi i thoshte dy herë fituesit të UEFA Champions League: Ju nuk keni topa…!

Dhe sigurisht që Shaqiri ia tregoi vendin pastaj portierit 26-vjeçar./Lajmi.net/

  


Teilen: