Monday, 13. April 2026
Sport

Momenti kur Zhegrova dhe lojtari malazes po “shtyheshin” për një korner

GS 09/11/2025 1 Min. Lesezeit

Kjo ishte një situatë interesante e ndodhur gjatë ndeshjes Juventus vs Torino.

Lojtarët e “Zonjës së Vjetër” po shtyheshin për një gjuajtje këndi. Ishte Edon Zhegrova dhe malazezi, Vasilije Adzic.

Futbollisti kosovar i reagoi ashpër 19-vjeçarit, i cili erdhi nga zona dhe mori këtë gjuajtje këndi.

Kujtojmë që ndeshja u mbyll me shifrat e barabarta 0:0 dhe kjo situatë po i shqetëson shumë tifozë të klubit italian.

Teilen: