Tuesday, 17. February 2026
Futboll

Monaco befason PSG-në që në minutën e parë, nis direkt me gol sfida në Principatë (video)

GS 17/02/2026 1 Min. Lesezeit

Goli i parë në tri sfidat e mbrëmjes në Champions League është shënuar në “Stade Louis II”, në Principatë, aty ku Monaco po udhëheq 1-0 ndaj kampionit në fuqi të Europës, PSG-së.

Monaco zuri në befasi mbrojtjen e PSG-së që në aksionin e parë, ku pas krosimit të Aleksandr Golovin, ishte Folarin Balogun që dërgoi me kokë topin në rrjetë. SHIKOGOLIN

Në sfidën tjetër, mes Benfica dhe Real Madridit, vazhdon ende rezultati 0-0. Ndërkohë që sfida e fundit Dortmund-Atalanta do të nisë me 15 minuta më pas nga sa pritej, për shkak të mbërritjes me vonesë së autobuzit të Dortmundit në stadium.

Teilen: