Pas njoftimit zyrtar të nënshkrimit të tij, mbërritën edhe fjalët e para të Paul Pogba si lojtar i ri i Monacos. Francezi, i cili do të kthehet të luajë sezonin e ardhshëm pas ndërprerjes për rastin e dopingut, nuk kurseu asnjë kritikë ndaj Juventusit, me të cilin e ndërpreu kontratën në nëntor 2024.
“Janë faza – shpjegoi ish-lojtari i Juventusit duke u prezantuar në kanalet zyrtare të klubit -. E para është të gjej ndjesinë e duhur, atë ndjesi të të qenit në fushë. Pastaj të kthehem në formën më të mirë të mundshme për të ndihmuar ekipin me maksimumin e aftësive të mia. Sigurisht, të jem vetëm për dy vjet… Stërvitja vetëm nuk është e njëjtë me të qenit në një grup”.
“Do të ketë një program të personalizuar për të gjetur ndjesinë e duhur. Sidoqoftë, ndihem mirë, jam optimist dhe super i vendosur. Mezi pres të jem në një grup, të luaj, të kthehem në fushë”.