Monaco-PSG zgjati shumë pak për Gigio Donnarumma, i cili u detyrua të largohej nga fusha i mbuluar me gjaku pas ndërhyrjes vrasëse të Singo. Vetëm një karton i verdhë për ish-lojtarin e Torinos, ndërsa numri një parisienëve ia la vendin Safanov në minutën e 22-të.
Ndërkohë, përsa i përket sfidës, skuadra e PSG-së ka arritur të marrë një fitore 4-2 në fushën e Monaco. Parisienët kaluan të parët në avantazh me anë të Doue 24’, ndërsa vendasit përmbysën gjithçka në pjesën e dytë me Ben Seghir 53’(pen.) dhe Embolo 60’.
Dembele(64’ e 90’+7) dhe Ramos 83’ menduan për ti dhënë tri pikët skuadrës së drejtuar nga Luis Enrique, e cila ngjitet në kuotën e 40 pikëve dhe blindon vendin e parë. Monaco në vend të tretë me 30 pikë.