Trajneri i Monaco, Sébastien Pocognoli ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së parë play off të Ligës së Kampioneve kundër PSG-së, që do të luhet të martën në mbrëmje në “Stade Louis II”.
“Duhet të besojmë, përndryshe nuk ka kuptim ta luajmë ndeshjen. Mendoj se lojtarët mezi presin të luajnë një ndeshje të shkëlqyer dhe t’i japin vetes një shans për ndeshjen e kthimit”.
“Maghnes është në dyshim. Ai duhet të testohet, kemi një seancë tjetër stërvitore të martën në mëngjes. Pra, këto janë lajmet e fundit në lidhje me të. Lamine Camara është gjithashtu në dyshim. Ansu Fati gjithashtu duhet të bëjë testet, kështu që potencialisht kemi tre lojtarë në dyshim”.
Për këtë sfidë ka folur dhe Denis Zakaria, mesfushori i Monacos: “Ata janë një skuadër e shkëlqyer dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Nëse nuk jemi në 100% formën tonë dhe nuk luajmë një ndeshje perfekte, do të jetë e vështirë për ne”.
“Do të duhet të japim më të mirën tonë. Monaco mundi Parisin 1-0 në shtëpi në Ligue 1, por kjo është një ndeshje tjetër. Është Liga e Kampionëve. Ata do të vijnë për të fituar. Do të jetë e vështirë, ne do të duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyer”.