Mbrëmjen e djeshme, drejtori teknik i Milanit, Xhefri Monkada, ka darkuar në një restorant me Fali Ramadanin, menaxheri i njohur, i cili në mesin e klientëve të tij ka edhe sulmuesin e “Djallit”, Luka Joviç.
Lojtari serb po gjen pak hapësirë këtë sezon dhe me shumë gjasa do të largohet në fund të sezonit. Ramadani vepron edhe si ndërmjetës dhe prandaj temat gjatë darkës mund të ishin të ndryshme, duke përfshirë drejtorin e ri sportiv.
Miqësia e menaxherit me Igli Taren është e ditur prej kohësh dhe nuk mund të anashkalohet fakti që dyshja të ketë folur për shqiptarin. Një tjetër temë mund të ketë qenë Mauricio Sarrin, për interesat e të cilit kujdeset pikërisht Ramadani.
PANORAMASPORT.AL