Vincenzo Montella ka vendosur të dërgojë pesë lojtarë në tribunë për finalen e sotme ndaj Kosovës, e cila do të luhet në “Fadil Vokrri”, duke nisur nga ora 20:45.
Emrat që ka zgjedhur trajneri italian që ta shohin ndeshjen nga tribuna janë: Oğuz Aydin, Muhammed Şengezer, Ahmetcan Kaplan, Mustafa Eskihellaç dhe Merih Demiral, i cili është i dëmtuar.
Ndërkohë për Kosovën mungon kapiteni Amir Rrahmani, bashkë me mesfushorin Leon Avdullahun. Fituesi i këtij takimi do të kualifikohet për në Kupën e Botës 2026. Turqia ka që nga viti 2002, që nuk merr pjesë në Botëror, ku u rendit në vendin e tretë. Kosova nuk është kualifikuar asnjëherë dhe sonte mund të shkruajë historinë.
Teilen: