• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 8, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Monza zgjedh Nestën

09/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Monza prezantoi para mediave trajnerit e sezonit të ri, post që do të mbahet nga Alessandro Nesta.

Ish-mbrojtësi i famshëm do të drejtojë për herë të parë një skuadër në Serie A, duke qenë se eksperiencat e mëparshme kanë qenë në kategoritë inferiore me Perugian, Frosinone dhe Reggiana.

Në konferencën për shtyp, 48-vjeçari u shpreh se prej lidhjes së të kaluarës te Milani me Gallianin dhe Berlusconin, ndjen te Monza një përgjegjësi të dyfishtë.

“Kjo eksperiencë për mua ka një domethënie të veçantë, pasi është e para në Serie A.

Kam punuar shumë për të mbërritur në këtë nivel dhe shpresoj të jem i përgatitur aq sa duhet. Së bashku me stafin tim kam studiuar shumë.

Puna me Gallianin është kënaqësi, por edhe përgjegjësi. Këtu te Monza ndihet edhe “dora” e Berlusconit, ai kudo ka shkelur ka lënë gjurmë. Kam gjetur kushte shumë të mira sa i takon infrastrukturës, edhe stadiumi ka ndryshuar”, u shpreh Nesta.

Next Post

105 000 tifozë holandezë dhe britanikë për 65 000 vende në stadium për gjysmëfinalen e ‘Euro 2024’

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.