• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Monza zgjedh zëvendësuesin e Palladinos, Galliani vë bast për Nestën

06/06/2024
in Futboll Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Monza rinis nga Alessandro Nesta. Adriano Galliani e theu ngërçin dhe zgjodhi ish-mbrojtësin e Milanit si zëvendësues të Raffaele Palladino, i cili i është bashkuar Fiorentinës. Nesta, i cili sezonin e kaluar e udhëhoqi Reggianën drejt një mbijetese të lehtë në Serinë B, do të nënshkruajë kontratë deri më 30 qershor 2025 me opsion edhe për një vit tjetër në rast mbijetese. Për të kjo do të jetë eksperienca e parë në një stol të Serisë A.

Nesta do të gjejë një pjesë të Milanit ‘të tij’ në Monza, përkatësisht Adriano Galliani dhe Paolo Berlusconi. Në moshën 48-vjeçare dhe pas një praktike të gjatë (Inter Miami, Perugia, Frosinone dhe Reggiana), ish-mbrojtësi që shkroi historinë e Milanit është gati të luajë shansin e tij të madh në Serie A.

Për të garantuar për të  është CEO Galliani, dikush që rrallëherë gabon kur bëhet fjalë për trajnerët dhe i pari që besoi te Palladino. Detyra e Nestas nuk do të jetë e lehtë, nisur nga puna e shkëlqyer e kolegut të tij në dy sezonet e fundit.

Next Post

Struga Trim Lum përforcohet me portierin e Zhelezniçarit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.