• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, September 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Morata e udhëhoqi Milanin në Madrid

17/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Morata e udhëhoqi Milanin në Madrid, për të humbur më pas udhëtimin në fushën e Cagliari-t për shkak të një dëmtimi në kokë.

Dhe rezultatet ishin të dukshme. Morata është thelbësor për ekuilibrin e kuqezinjve.

Këtë e di mirë edhe Fonseca, që do ta vëzhgojë mbrëmjen e së hënës gjatë ndeshjes Spanjë-Zvicër në Nations League.

Ish-lojtari i Chelsea-t dhe Real Madrid-it është i destinuar të kthehet titullar pas frikës së madhe dhe 20 minutave të kaluara në fushë gjatë ndeshjes së fituar dy ditë më parë nga kampionët e Europës në fushën e Danimarkës (2-1).

Morata, i cili sigurisht që nuk ka frikë të shënojë me kokë, pavarësisht përplasjes së fundit në stërvitje me Pavlovic, do të ngrohë motorët në funksion të ndeshjes që e pret Milan-in pas kombëtareve.

Në horizont është përballja me Juventus-in, një takim që nuk duhet humbur për të ushqyer shpresat për titullin.

Në San Siro, mbrëmjen e së shtunës (20.45) do të nevojiten golat e sulmuesit spanjoll, i cili do të duhet të thyejë një tabu që e lidh atë me Zonjën e Vjetër.

Në 5 ndeshjet e mëparshme kundër ish-skuadrës së tij (2 me Real Madrid-in, 3 me Atletico-n), 32-vjeçari nuk ka shënuar asnjëherë gol.

Next Post

Palmeiras refuzon Neymar: Nuk jemi spital

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.