Në një intervistë për El Chiringuito, Alvaro Morata ka folur për vështirësinë që has duke qenë gjithmonë në qendër të kritikave, veçanërisht në Spanjë.
“Preka fundin, mendova të dorëzohesha – rrëfeu sulmuesi i Spanjës – nuk dua të ndalem shumë në këtë temë…
Duket se në fund gjithmonë përfundon duke bërë ndonjë justifikim apo duke u ankuar.
Nuk po flas nëse njerëzit më duan apo jo është një çështje respekti dhe në Spanjë shumë njerëz më kritikojnë, nuk po flas vetëm për mjedisin e futbollit…
Kam përjetuar shumë episode me familjen time në rrugë. Nuk ka rëndësi se sa episode të pakëndshme kam përjetuar në përditshmëri.
Unë kam menduar disa herë të tërhiqem, por në fund, kur u them fëmijëve të mi, gjëja më e mirë që mund t’u mësoj atyre është se kam qenë në vështirësi shumë herë dhe gjithmonë kam arritur ti kaloj pengesat”, ka thënë mes të tjerash sulmuesi spanjoll.