• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, July 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Morata mban fjalën e dhënë, rikthehet në Itali dhe zgjedh klubin e ri

20/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Alvaro Morata ka interesin e shumë skuadrave të mëdha në Itali si Inter, Roma apo edhe Juventus.

Secila prej klubeve po bën përpjekje për të rikthyer në Serie A sulmuesin që është aktualisht pjesë e Atletico Madrid.

Megjithatë, vetë 30-vjeçari duket se e ka bërë zgjedhjen e tij dhe i qëndron premtimit fillestar për të luajtur nën urdhrat e trajnerit Jose Mourinho te Roma.

Sulmuesi dhe portugezi kanë punuar së bashku edhe te Real Madrid, ndërsa në kryeqytetin italian, Morata do të ribashkohej edhe me Paulo Dybalën, me të cilin e lidh një miqësi familjare prej kohës kur aktivizohej me Juventusin.

Ndër të tjera, verdhekuqtë i ofrojnë Moratës edhe garanci teknike që lidhen me minutat në fushë për sezonin e ri, me sulmuesin që synon të jetë pjesë e Spanjës në Euro 2024.

Tashmë, Romës i duhet të punojë për të gjetur gjuhën e përbashkët me Atletico Madrid teksa verdhekuqtë synojnë ta transferojnë lojtarin nëpërmjet formulës së huazimit.

Next Post

Vllaznia kërkon mrekullinë, Memelli: Optimizmi dhe shpresa do të na shtyjnë drejt kualifikimit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.