• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mori fitoren me Kosovën në tavolinë, Rumania ankohet në CAS kundër vendimit të UEFA-s

03/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Futbollit e Rumanisë ka njoftuar se do të apelojë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) kundër vendimit të UEFA-s për ndeshjen ndaj Kosovës që u ndërpre në minutat e kohës shtesë.

Ndeshja e Ligës së Kombeve, e ndërprerë në fund për shkak të thirrjeve të tifozëve rumunë u vendos në tavolinë, ku Rumania mori tri pikë me një fitore me rezultat zyrtar 3-0.

Rumania u gjobit nga UEFA për disa pika, duke marrë në total një dënim prej 128 mijë eurosh.

Në anën tjetër, Federata e Futbollit e Kosovës u dënua me 6 mijë euro.

Rumania po ashtu u dënua edhe me një ndeshje pa shikues, të cilën do ta zhvillojë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

“Kosova ka shkelur principin më të rëndësishëm të futbollit – që ndeshja duhet të vendoset në fushë. Dhe ata nuk u sanksionuan. Ndërsa ne morëm gjoba dhe sanksione që i konsiderojmë joproporcionale”, deklaroi presidenti i FRF-së, Razvan Burleanu.

Edhe Federata e Futbollit e Kosovës ka lajmëruar se do t’i drejtohet Arbitrazhit Sportiv në Lozanë për vendimin e UEFA-s, që i dha rumunëve fitoren 3-0.

FFK-ja ka konsideruar se rasti është betejë kundër racizmit dhe diskriminimit në të gjitha format.

Next Post

“Lojtar special”, Zidane elozhe për Bellingham: Është shumë i fortë, do të sjellë shumë tituj në “Bernabeu”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.