Saturday, 25. April 2026
Sport

Mori karton të kuq në stol, Prokuroria nis hetimet në Itali pas fluksit të basteve

GS 30/05/2024 1 Min. Lesezeit

Një futbollist italian ka përfunduar në qendër të akuzave për baste sportive. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Nikola Belomo, i cili është pjesë e skuadrës së Barit, që militon në Serinë B.  

6658888ce2b82

Lojtari u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 33-të të pjesës së dytë të ndeshjes së Play-Out-it ndaj Ternanës. 

Belomo nuk ishte në fushë dhe u ndëshkua pasi nisi një sherr me një prej fëmijëve që mbledhin topat në vijën anësore të fushës.   

Mediat italianë raportojnë se në atë ndeshje u vu re një fluks bastesh të luajtura që Belomo do të ndëshkohej me kartonë të kuq. 

Kësisoj Prokuroria ka nisur hetimet ndaj lojtarit në fjalë që në rast se i vërtetohen akuzat, atëherë rrezikon një dënim shembullor. 

Prokurori federal Xhuzepe Çine do të hetojë me Agjencinë e Doganave dhe Monopoleve për të konstatuar plotësisht faktet. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: