• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 26, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Moriero i kënaqur me barazimin

05/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 me Partizanin në shtëpi, me kurbinasit që mbetën me 10 futbollistë që në minutën e 20-të. Një barazim shumë i rëndësishëm për mënyrën se si shkoi ndeshja, me bardhezinjtë që mbajnë hapur kualifikimin për në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë.

Pas kësaj përballjeje ka folur Francesco Moriero, i cili ka deklaruar se:

“Më shumë se 70 minuta me 10 lojtarë. Si ndiheni pas barazimit? Në kokën time ishte të vendosja ekuilibër në skuadër. Mendova që të vendosja ekuilibër që lojtarët të mos vuanin. Shyqyr nuk vuajtëm dhe përgëzoj çunat për lojën ndaj një skuadre të fortë.

Në pjesën e parë rrezikuat pak më shumë? Kemi vuajtur , por çunat në fushë e interpretuan sfidën siç duhet. Nuk kisha aspak frikë se do humbisnim. Ndaj një skuadre të fortë si Partizani, kualiteti bën diferencës. Por sot taktikisht lojtarët ishin përfektë.

Lojtarët e rinjë? Kanë shumë kohë që nuk luajnë dhe që vijnë pas dëmtimesh. Janë djemë që po rriten dhe na duhet të punojmë shumë me ta, sepse duhet të jemi perfekt për të marrë rezultate.

Ndeshjen e dytë më të qetë? Nuk po mendoj për ndeshjen e kthimit për momentin. Mendoj për sfidën e ardhshme në kampionat. Kemi 2 lojtarë të dëmtuar dhe mendimet që kam në kokë janë vetëm për duelin në kampionat”, ka theksuar italiani.

Next Post

Isi Manellari i lumtur për paraqitjen: Me Morieron Laçi është rritur

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.