Thursday, 26. February 2026
Sport

Morina: Stadiumi në Mitrovicë mos të quhet Adem Jashari – emri është i madh, kurse vendi gërmadhë

GS 24/05/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri kosovar, Arbnor Morina ka qenë goxha i ashpër ndaj faktit që stadiumi në Mitrovicë është në gjendje katastrofale.

Madje, sipas tij, duhet t’i hiqet edhe emri, pasi një emër i tillë nuk përkon me një vend që është gërmadhë.

Në një paraqitje për lajmi.net, Morina kritikoi infrastrukturën, duke shtuar se duhet punuar në këtë drejtim.

“Stadiumit Adem Jashari duhet t’i hiqet emri. Ai është legjendar, kurse ai vend ka mbet si gërmadhë”, tha ndër tjerash ai.

Për më shumë, në videon e mësipërme ndiqeni storien e plotë.

Teilen: