• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, September 15, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Mos ta humbasim besimin”, ylli i Dortmundit ‘ëndërron’ rikthimin ndaj Barcelonës

15/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona ka një epërsi prej katër golash ndaj Borussia Dortmundit para ndeshjes së dytë në ‘Signal Iduna Park’ dhe shumë po e konsiderojnë këtë ndeshje si të vendosur tashmë.

Blaugranasit sidoqoftë, nuk do të mashtrohen nga epërsia e ndeshjes së parë dhe do të synojnë të shënojnë edhe disa gola të tjerë për të shuar çdo shpresë eventuale.

Për Dortmundin në ndërkohë, e vetmja mënyrë që ata të ‘ëndërrojnë’ një rikthim është të mbajnë portën e pastër dhe të shënojnë të paktën pesë gola. 

Duke folur për mediat para fillimit të kësaj ndeshje, ylli i Borussia Dortmundit, Felix Nmecha, ka komentuar se kjo nuk do të jetë një sfidë e lehtë, por jo e pamundur.

“Ne duhet të luajmë një ndeshje perfekte. Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë, por mos ta humbasim besimin. Ne duhet të kemi besim se mund ta arrijmë atë”. 

“Si lojtar, ju gjithmonë dëshironi të luani në Ligën e Kampionëve. Ne e shijuam atë dhe në ligë, ne ende kemi mundësi që të jemi në këtë kompeticion sezonin e ardhshëm”, ka thënë Nmecha. 

Tek Barcelona për këtë sfidë tashmë është bërë e ditur se i gatshëm për lojë do të jetë edhe Dani Olmo. 

Vendasit në anën tjetër po vuajnë mungesën e Nico Schlotterbeck i cili si pasojë e një lëndimi që pësoi, nuk do të mund të luajë më në pjesën e mbetur të sezonit.

Next Post

Planet e Liverpoolit për merkaton e verës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.