• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, August 3, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Mos tall by*ën me mua”, shoqata e gjyqtarëve italianë nuk ka dyshime: Inzagi duhej ndëshkuar me të kuq

25/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Derbi i Milanos është mbyllur pa polemikat e zakonshme në fushë, pas një dominimi të dukshëm të Milanit, por kishte pas saj, për shkak të sjelljes së trajnerit Simone Inzagi. Ky i fundit, duke mos duruar më talljet nga tribunat e milanistëve, iu hakërrye i nervozuar gjyqtarit të katërt.

sdfdsdfsfdsdfsfds

“Nuk dua kohë shtesë! Mos tall by*ën me mua”, ishin fjalët e tij drejtuar atij, duke dashur që të mbyllte sa më parë ndeshjen pas shifrave 3-0 për kuqezinjtë që nuk linin vend për diskutim. Dhe ashtu ndodhi, ndeshja u mbyll pa asnjë sekondë shtesë, duke i bërë qejfin dhe duke iu bindur “urdhrit” të Inzagit.

Sipas “Corriere Della Sera”, në analizën që është bërë nga komisioni teknik për këto ndeshje, është vlerësuar me notë maksimale gjyqtari Doveri për mënyrën se si ka interpretuar episodet. Por njëkohësisht, është insistuar se ai ka gabuar rëndë në këtë rast. Me 10 zëvendësime të kryera dhe me shumë situata me lojë të ndalur, ai duhej të jepte minuta shtesë sipas rregullores, pavarësisht rezultatit.

Njëkohësisht, kritika kishte edhe për gjyqtarin e katërt, Aureliano, i cili duhej të kishte raportuar këtë sjellje të pahijshme të Inzagit dhe këto fraza të tij te kryesori. Kjo, pasi veprimi i trajnerit të interit duhej të ndëshkohej patjetër me karton të kuq, sepse cilësohej si sjellje e patolerueshme, përtej tërbimit të tij se po tallej nga tifozët e Milanit në tribuna.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Dy ndeshje rresht si titullar, por tani duhet ta shoh nga tribuna, Broja nuk luan këtë javë me Evertonin

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.