• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Mos u përzini në futboll” – Armend Dallku iu çon porosi këngëtarëve, artistëve e humoristëve

13/09/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Dukagjinit të Klinës, Armend Dallku ka reaguar me anë të një postimi në Facebook rreth personave që nuk kanë të bëjnë me sportin e që japin analiza të ndryshme.

  

Ish-futbollisti i mirënjohur shqiptar ka shkruar se ata që nuk vijnë nga fusha e sportit nuk duhet të përzihen me sportin, pasi sipas tij, janë bërë të “mërzitshëm”, shkruan lajmi.net.

Ai i ka këshilluar edhe lojtarët e Kombëtares së Kosovës të mos dalin nga kompetencat e tyre me deklarata, por të fokusohen dhe të përkushtohen vetëm te fusha e blertë.

Ky reagim i Dallkut vjen pas humbjes së Kosovës 2:0 kundër Rumanisë në Bukuresht, disfatë e cila ia shuan gjasat “Dardanëve” për kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

Të nderuar Gazetarë dhe Moderator të lajmeve ditore të televizioneve tona,Këngëtar,Artista,Humorista e shum profesione tjera JU LUTEM  rrini në PROFESIONIN tuaj edhe mos u përzini në profesione që nuk ju takojnë sepse jeni bërë të Merzitshëm.

Leni njerzit të fushës së vetë të meren me analizën dhe të nxjerrin konkluzionet e tyre dhe të japin ata mendimet e tyre,kurse njerezve të fushës ju kisha lutë të jenë subjektiv dhe jo selektues sepse ekemi obligim ti mbështesim sportistat,trajnerët,dhe të gjithë të tjerët që punojnë afër këtyre sportistav.

Me përfundim të gjdo edicioni garues nxirren statistika dhe bëhet vlersimi nga krerët e gjdo organizate sportive dhe vendoset se në cilin vend pune duhet ndërhy për të pëmirsuar atë vend pune.Dhe për fund sportistav ju sygjeroj të meren me  profesionin e tyre kryesisht brenda fushës që të ketë sa më pakë kritika sa i përket përkushtimit brenda fushës dhe në asnjë mënyrë mos të meren me atë jashta fushës (Politikë).

KOSOVË-SHQIPËRI Gjithmon njerz që ju mbështesin keni./Lajmi.net/

  

  


Next Post

Trajneri i Kosovës: Kartoni i kuq na penalizoi, gjyqtari nuk kishte kritere të njëjta

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.