• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 27, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mosha mesatare, “Zonja” nuk është më e vjetër/ Juventusi vendos rekord në Champions

29/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ajo që më parë quhej “Zonja e Vjetër”, është prezantuar në Birmingam me moshën mesatare më të ulët për një skuadër italiane në një ndeshje të Ligës së Kampioneve. Sipas statistikave të publikuara nga OPTA, Juventusi ka vendosur një rekord të ri, pas atij të vendosur nga Milani më 28 shtator 2021 kundër Atletikos së Madridit.

juventus

Në atë kohë, Milani e kishte moshën mesatare 24 vite e 161 ditë, ndërsa Juventusi ndaj Aston Vilës zbriti me 11 lojtarë që moshën mesatare e kishin 24 vite e 142 ditë. Rekordi thuhet edhe për shkak të mungesave të shumta të “Zonjës” që detyroi Motën të aktivizojë lojtarët e vetëm që kishte në dispozicion edhe pse disa prej tyre konsiderohen lojtarë stoli.

REKORDI I RI- Juventusi arriti barazimin e dytë radhazi pas pushimit të Kombëtareve, sërish 0-0. Ky barazim tregon soliditetin në mbrojtje, me Juventusin që shënon ndeshjen e 11-të pa pësuar asnjë gol. Një e dhënë interesante në lidhje me lojtarët që plotësojnë moshën mesatare më të ulët, është fakti se shumica e tyre luajnë për herë të parë në Ligën e Kampioneve.

Kjo do të thotë se ata kanë një mundësi të madhe rritjeje për të ardhmen dhe të kthehen në lojtarë vendimtarë për Juventusin. “Zonja e Vjetër” vendosi që në merkaton e verës të ndryshonte paraqitjen e saj me afrimet e reja. Tashmë “Zonja” nuk është më e vjetër, por është e re.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Guardiola: Të rikthehemi vetvetja?

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.