• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mota gradohet trajner “kukull”, çdo hap fals do të sjellë shkarkimin nga Juvja

20/03/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Tiago Mota ka mbijetuar deri më tani pas kolapsit në Firence, por koha që ka në dispozicion po skadon. Nëse dëshiron të mbajë stolin e Juventusit, duhet të bëjë një kthesë në aventurën e tij bardhezi duke nisur nga sfida shumë delikate në “Allianz Stadium” kundër Xhenoas, e planifikuar pas kombëtareve.

mota

Xhuntoli dhe drejtuesit kanë qenë të qartë në takimin ballë për ballë që është zhvilluar pas humbjes 3-0 kundër Fiorentinës ose do të ketë një ndryshim të menjëhershëm te “Zonja”, ose e ardhmja e trajnerit italo-brazilian nuk do të jetë në stolin bardhezi. Dhe për të rregulluar gjërat, janë dhënë edhe udhëzime teknike mbi zgjedhjet e formacionit që ka shkaktuar kaq shumë diskutime deri tani. Arsyeja? Po luhet gjithçka për vendin e katërt, që sot në Torino konsiderohet më i rëndësishëm se çdo sukses tjetër. Në rast se Liga e kampioneve nuk kapet nga Juventusi në fundin e këtij sezoni, atëherë gjithçka do të konsiderohej një dështim, pasi sipas drejtuesve gjithçka është e arritshme.

KËRKESAT- Dhe kështu, te Juvja janë treguar të qartë. Mjaft me eksperimente, mjaft me role të improvizuara, mjaft me zgjedhje të pakuptueshme. Ai që do të dalë në fushë nga tani e tutje, do të jetë një Juventus “logjik”, dhe jo i diktuar nga humoret javore apo intuitat e një nate.

SULMI- Çuditërisht do të rinisë nga Dushan Vlahoviç. Sipas drejtuesve, ai është një pasuri, edhe ekonomike për klubin, dhe sepse përjashtimet e tij të fundit kanë kontribuar në mungesën e golave në dy ndeshjet katastrofike kundër Atalantës dhe Fiorentinës. Serbi do të shoqërohet nga Kolo Muani, por edhe nga Kenan Jildiz, një tjetër lojtar që është zhdukur ngadalë nga radarët, ndonëse në fillim të sezonit iu dha fanella me numrin 10, ajo e një lideri.

SJELLJA- Do të jetë në dorën e Tiago Motës të flasë me lojtarët e tij, nga senatori tek ata që sapo janë bashkuar dhe t’u rikthejë atyre atë motivim që ka munguar dhe që ka sjellë një situatë kaq të rënduar. Pra, udhëzimet janë të qarta dhe tani duhet vetëm të zbatohen. Vetëm kështu Tiago Mota mund të ketë mundësi për të vazhduar aventurën e tij bardhezi edhe për sezonin e ardhshëm, sipas mediave italiane. Tashmë Tiago Mota është më i qartë në atë se çfarë duhet të bëjë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Japonia kualifikohet në Botërorin 2026

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.