Fundjavë e lirë për ata pak lojtarë të Juventusit që nuk janë thirrur në kombëtare. Duke përjashtuar lojtarët e dëmtuar, Tiago Mota u dha tre ditë pushim portierëve, si dhe Faxholit, Turam dhe Kalulut.
RIKTHIMET- Stërvitja do të rinisë prap sot. Mbangula dhe Savona pritet të rikthehen sot nga eksperienca e tyre e parë me kombëtaret respektive. Edhe Lokateli që u rigrumbulluar nga Italia, do të zbresë sërish në kampin stërvitor të Juventusit ditën e sotme, bashkë me italianët e tjerë, Gatin dhe Kambiazon. Bashkë me ta pritet ditën e hënë edhe Ruhi, i grumbulluar me 21-vjeçarët e Suedisë.
TË FUNDIT- “Tiago Mota duhet të presë edhe një ditë më shumë për Konseisaon dhe Vlahoviçin që pritet të rikthehen nesër. Kopmeiners dhe Jildiz priten në Torino të mërkurën, ndërsa të fundit që do të kthehen janë Mek’Keni, Ueah dhe Danilo. Të tre këta lojtarë priten pas ditës së mërkurë. Në horizont ndërkohë janë përgatitjet për Milanin.
PANORAMASPORT.AL