Me situatën ku ndodhet, Tiago Mota i falet pikës së marrë në Angli ndaj Aston Vilas. Pas sfidës trajneri bardhezi dha përshtypjet e tij mbi ndeshjen.
“Një pikë e sigurt. Skuadra vazhdon të luajë në mënyrë kompakte dhe me ekuilibër. Aston Vila niset shumë shpejt dhe kërkon gjithmonë sulmuesin e saj, por ne nuk kemi lënë hapësira. Është e qartë që ne krijuam shumë pak, por kjo erdhi për të mos i lënë hapësira kundërshtarit. Është një tjetër paraqitje e mirë. Një pikë që do të na bëjë të vazhdojmë të kërkojmë kualifikimin”.
KOPMEINERS- “”Deri më tani, ndeshja kundër Shtutgartit ka qenë më e komplikuara. Kopmeinersi po luan në një pozicion të vështirë. Mes rreshtave ishte e komplikuar për të. Kur kthehet më mbrapa, e sheh më shumë lojën dhe ndihet më rehat. Ai gjithashtu duhet të japë kontributin e tij në fazën ofensive. Në shumë ndeshje ka qenë afër shënimit. Lojtar special, i cili mund të luajë role të shumta. Jam shumë i lumtur që e kam, më jep qetësi dhe është e vështirë të zëvendësohet”.
OBJEKTIVI- “Ne duam gjithmonë të fitojmë, kemi 3 ndeshje për t’u kualifikuar. Moment i rëndësishëm, ku duhet të luajmë çdo ndeshje në maksimum siç bëmë ndaj Aston Vilës. Kemi ndeshje të mëdha që na presin midis kampionatit, Kupës së Italisë dhe Ligës së Kampioneve. Gjithmonë dalim në fushë me idenë tonë dhe përpiqemi të fitojmë”, tha ndër të tjera trajneri i Juventusit, Tiago Mota.
PANORAMASPORT.AL