Sunday, 3. May 2026
Sport

Moti i keq detyron organizatorët të afrojnë startin e garës, Çmimi i Madh në Miami nis në 19:00!

GS 03/05/2026 1 Min. Lesezeit

Moti i keq që pritet të godasë Florida-n ditën e sotme ka kushtëzuar Çmimin  e Madh të Miami-t. Organizatorët e garës në dakortësi me FIA-n kanë bërë me dije se starti i garës ka ndryshuar dhe se gjithçka do të nisë në orën 19:00 (13:00 ora lokale) dhe jo në orën 22:00.

“Pas diskutimeve midis FIA-s dhe FOM-it u mor vendimi për të afruar fillimin e garës në orën 13:00, për shkak se në Miami parashikohen stuhi të forta. Ky vendim u mor për të minimizuar ndërprerjen e garës, për të siguruar kohën maksimale të mundshme për të përfunduar garën në kushtet më të mira të mundshme dhe për sigurinë e pilotëve, tifozëve, ekipeve dhe stafit”, thuhet në një deklaratë zyrtare.

Teilen: