Saturday, 17. October 2026
Sport

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kushte atmosferike të qëndrueshme

GS 17/10/2026 1 Min. Lesezeit

Për ditën e shtunë (17 tetor), vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje.

Era do të fryj me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 3 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.

Valëzim në det do të jetë forcës 1-2 ballë.

/rtsh.al/

Teilen: