Saturday, 31. October 2026
Sport

Moti për ditën e sotme, reshje shiu dhe vranësira në pjesën më të madhe të vendit

GS 31/10/2026 1 Min. Lesezeit

Për ditën e shtunë (31 tetor), vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të dendura si dhe alternime të herëpashershme me kthjellime.

Vranësirat pritet të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të ditës. Përgjatë relieveve malore të vendit priten reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera – herës me shkarkesa elektrike.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

/rtsh.al/

Teilen: