• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 13, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

MOTO GP/ Johan Zarko buzëqesh në shi, fiton garën e shtëpisë në Francë

12/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Johan Zarko ka fituar Çmimin e Madh të Francës, duke shënuar suksesin e parë sezonal në Moto GP dhe të dytin në karrierën e tij në klasin mbretëror. Piloti i skuadrës Honda LRC përfitoi më së miri nga situata kaotike e krijuar në fillim prej kushteve të paqëndrueshme të motit.

bandicam 2025-05-12 11-15-53-560

Piloti spanjoll i qëndroi besnik zgjedhjes së tij për të garuar me gomat e shiut, gjë që i mundësoi ta komandonte garën e shkëputur, për të mbërritur në finish me rreth 20 sekonda avantazh nga vendi i dytë, Merk Markez. Ky i fundit nuk kërkoi të rrezikonte, teksa u kënaq më pozicionin e dytë, rezultat që ia forcon edhe më shumë pozitat si lider i botërorit. Markez tashmë e çon në 22 pikë avantazhin nga vëllai i tij, Aleks, më këtë të fundit që u tërhoq nga gara pas dy rrëzimeve radhazi, pak xhiro nga flamuri me kuadrate.

Podiumi i djeshëm në Francë u plotësua nga Fermin Aldeguer, me spanjollin e skuadrës Dukati Gresini, që zhvilloi një garë mjaft të bukur e për të arritur një rezultat befasues. E diel zhgënjyese për Franncesko Banjajan, teksa piloti italian i Dukatit zyrtar përfundoi në zhavorr pas kontaktit që pati që në xhiron e parë me Enea Bastianin, për të mbyllur më garën në vend të 16- të, duke humbur sërish terren në garën për titull.

Gara filloi me kaos për shkak të shiut të ndërprerë në pistën franceze. Drejtuesit e garës e kishin deklaruar për asfalt të lagur, por shumë pilotë vendosën të ktheheshin në bokse dhe të hipnin në motorët e tyre në të thatë pas xhiros së formacionit. Një procedurë që nuk lejohej dhe u kushtoi të gjithëve një penalitet të dyfishtë për një xhiro të gjatë. Banjaja kishte vendosur të qëndronte me goma shiu, siç kishte bërë Zarko, por gara e italianit u kushtëzua nga rrëzimi në fillim, ndërsa për spanjollin gjithçka shkoi më së miri.

“Kam shkruar një faqe të historisë”, u shpreh i emocionuar Zarko pas fitores në Francë. Ndërsa Mark Markez shkurtimisht tha: “Sot (dje) nuk doja që të rrezikoja, sidomos pas asaj që më ndodhi në Herez”. Nga një anë tjetër, Banjaja u shfaq i zhgënjyer: “Kjo ishte një nga fundjavat më të këqija të karrierës. Për të përmbysur duhet të gjej përshtatjen me motorin”. Ndalesa e radhës e Kampionatit Botëror 2025 të Moto GP-së do të jetë pas dy javësh, në fundjavën mes datave 23-25 maj, për Çmimin e Madh të Britanisë.

Screenshot 2025-05-12 111458

PANORAMASPORT.AL

Next Post

“Fitimi i titullit do të ishte diçka e pabesueshme”, Conte pas barazimit ndaj Genoa-s: E shpërdoruam bonusin që kishim ndaj Inter

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.