• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, May 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Motoçiklizmi i Kosovës anëtarësohet ndërkombëtarisht

10/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Federata e Motoçiklizmit të Kosovës (FMK), edhe zyrtarisht është pjesë e Federatës Ndërkombëtare të Motoçklizimit.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i FMK-së, Nuhi Llugaxhiu në konferencën e mbajtur për shtyp, ku zbuloi se 83 nga 121 shtete pjesëmarrëse në asamblenë e FNK-së, kanë votuar pro anëtarësimit të Koosvës.

Sipas Llugaxhiu, ky sukses vjen pas një pune të madhe që e ka bërë federata por edhe institucionet tjera sportive në Kosovë.

“Ka qenë një përpjekje dhe angazhim i madh e i gjatë ku ne kemi arritur deri në këtë pikë dhe Federata e Motoçiklizmit të Kosovës në mesin e 121 shteteve ka marrë pjesë në këtë asamble dhe është votuar me të drejtë vote. 83 vota i ka marrë Kosova dhe gjashtë kundër. Kështu që prej datës 6 dhjetor Kosova është pjesë e familjes më të madhe në botë, e familjes ndërkombëtare të motoçiklizmit”, tha ndër të tjera Llugaxhiu.

Llugaxhiu, po ashtu ka shtuar se tashmë garuesve nga Kosova u janë hapur rrugë të reja për të garuar të barabartë me të gjitha shtetet tjera.

Ai tha se nuk ka pasur ndonjë pengesë për anëtarësimin e FMK-së në federatën ndërkombëtare, ndërsa shtoi se gjatë procesit të lobimit janë mbështetur nga Komiteti Olimpik i Koosvës, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

 

Next Post

Motoçiklizmi i Kosovës anëtarësohet ndërkombëtarisht

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.