• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Motor” në mesfushën zikaltër, Inter synon të blindojë Barella

05/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Inter është në negociata për të zgjatur kontratën e Lautaro Martinez dhe tani raportohet se kanë hapur bisedimet edhe me Nicolo Barellan.

“Nerazzurët” momentalisht e gjejnë veten në krye të tabelës në Serie A me katër pikë më shumë se Juventusi në vendin e dytë të cilët i mposhtën mbrëmë me rezultatin 1-0 në “San Siro”.
Ata janë gjithashtu duke punuar edhe në të ardhmen për të konsoliduar skuadrën dhe yjet e saj, ndaj këtu nuk bën përjashtim as Nicolo Barella.

Kontrata e të dy lojtarëve skadon në qershor të 2026 dhe ‘Calciomercato’ ka raportuar se teksa bisedimet me Lautaron janë bërë temë, diskutimet kanë filluar gjithashtu edhe me agjentët e Barellas.

Barella momentalisht përfiton rreth 5 milionë euro në sezon plus 1 milion euro bonuse. Ai këtë javë do t’i mbush 27 vjeç dhe u transferua tek Interi nga Cagliari për shumën e 44 milionë eurove në verën e vitit 2019.

Vlera e tij në treg prej asaj kohe është dyfishuar dhe shpeshherë ka qenë i lidhur me ekipe të ndryshme si Liverpool, Manchester United, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham Hotspur./ h.ll/abcnews.al

Next Post

Materaci nuk ndryshon kurrë, tallje epike pas fitores së Interit ndaj Juventusit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.