• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Motra e Dwamenas rrëzohet gjatë intervistës në TV, dërgohet me urgjencë në spital

15/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Vdekja tragjike e Raphael Dwamenas në fushë gjatë Egnatia – Partizani ka lënë një plagë të madhe te tifozët në Shqipëri dhe jo vetëm.

Në Ganë, familja e tij prej ditësh është në lot dhe pret të varrosë trupin e të ndjerit në vendlindje.

Vdekja tragjike e Raphael Dwamenas në fushë gjatë Egnatia – Partizani ka lënë një plagë të madhe te tifozët në Shqipëri dhe jo vetëm, shkruajnë mediat shqiptare.

Në Ganë, familja e tij prej ditësh është në lot dhe pret të varrosë trupin e të ndjerit në vendlindje.

Dhimbja është e madhe për 28-vjeçarin, që pësoi arrest kardiak dhe ndërroi jetë gjatë ndeshjes së javës së 13-të në Superligë.

Në Ganë, motra e tij më e vogël dhe e ëma kanë dhënë një intervistë për Onua TV.

Dëshpërimi te e motra e ish-kapitenit të Egnatias ka qenë i madh, me Yyonne që u desh të nxirrej me urgjencë nga studio dhe të dërgohej në spital pasi humbi ndjenjat.

Paçka se e ëma e kishte braktisur në vegjëli dhe sulmuesi u rrit nga gjyshja, ata së fundmi kishin vendosur kontakte mes tyre.

Sipas motrës së tij, ajo foli me të të enjten para ndeshjes së tij të shtunën dhe i uroi fat.

Nëna e tij tha gjithashtu se ajo foli me të në të njëjtën ditë dhe madje u lutën së bashku.

Të dy thanë se nuk folën me të të premten sepse një ditë para ndeshjes ata e lejuan atë të pushonte.

Motra e Dwamena tha se të shtunën, nëna e saj e telefonoi dhe i kërkoi të kontrollonte rrjetet sociale sepse kishte dëgjuar lajme të këqija për Dwamenan.

Gjatë rrëfimit, motra e Dwamenas nuk mund të vazhdonte më dhe ata u larguan nga studio për t’i dhënë asaj kujdesin e duhur mjekësor.

Next Post

Nuk është as Guardiola dhe as Ançeloti, njihuni me trajnerin më të suksesshëm për vitin 2023

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.