• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Motra rregulloi gjithçka rreth kontratës së re të Diego Simeones: Ai nuk do të jetë më i paguar në botë si trajner

06/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Diego Simeone ka 12 vite në bankinën e Atletico Madridit dhe siç e ka konfirmuar sot shkruan Marca dhe shumë media spanjolle, ai do të qëndrojë edhe për tre vjet e gjysmë dhe do të bëhet trajneri më jetëgjatë në historinë e klubit të famshëm.

E gjithë marrëveshja, shkruan Marca, u organizua nga Natalia Simeone, motra dhe agjentja e legjendarit Chole.

Në fund të tetorit nisën negociatat dhe pas dy takimesh të dyja palët ranë dakord për kushtet dhe Cholo do të qëndrojë në bankinën e Atlético Madridit deri në vitin 2027.

Drejtori i Përgjithshëm i Atlético, Miguel Angel Gil Marin, e adhuron Simeonen dhe i ofroi një kontratë të re trevjeçare, por argjentinasi fillimisht ishte në favor të një opsioni dyvjeçar.

Në fund, ai u pajtua, ndërsa çështja e parave nuk ka qenë kurrë objekt diskutimi mes palëve.

Familja Simeone është e vetëdijshme se fuqia financiare e Atletico Madridit nuk është aq e fortë sa dikur dhe trajneri argjentinas ka pranuar të takojë zyrtarët e klubit, ndaj spekulohet se me kontratën e re Simeone do të fitojë dukshëm më pak se 16 milionë eurot që fitonte me kontratën aktuale, që e bënte trajnerin më të paguar në botë.

Next Post

Ramadani dhe Dybala shkëmbyen fanellat në fund të pjesës së parë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.