Me përfundimin e miqësoreve të verës, Juventusi tani ka filluar të bëhet serioz.
Mbrëmjen e së hënës, ndaj Como-s së sapo promovuar në Serie A, nis zyrtarisht sezoni i ri i bardhezinjve. Ky kurs ndryshe i është besuar Thiago Motta.
“Ka shumë dëshirë, mezi presim ta luajmë ndeshjen e së hënës, të konkurrojmë kundër kundërshtarit dhe të arrijmë objektivin tonë, – shpjegoi trajneri bardhezi në konferencën për shtyp. – Qëllimi ynë është të bëjmë një paraqitje të madhe dhe në fund të marrim rezultatin që na duhet”.
Sa dëshirë ka brenda grupit?
Shumë. Ne mezi presim ta luajmë ndeshjen ndaj Comos, të konkurrojmë kundër kundërshtarit dhe të arrijmë objektivin tonë. Qëllimi ynë është të bëjmë një paraqitje të shkëlqyer dhe në fund të marrim rezultatin që na nevojitet.
McKennie është një rast i izoluar apo ekziston mundësia e integrimit të të tjerëve në skuadër?
McKennie është një lojtar i dobishëm. Jemi 19 lojtarë të grumbulluar, do të startojnë 11 prej tyre, por mund të aktivizohen edhe 5 të tjerë. Jemi në rregull, kemi bërë përgatitje të mira këtë javë. Kemi bërë seanca të mira stërvitore me intensitet, me gjithçka. Jemi gati të përballemi me ndeshjen e parë të kampionatit.
A është e qetë situata në merkato?
Shumë, ne po punojmë mirë dhe në maksimumin tonë për të qenë konkurrues.