Presidenti i nderit i Bayern-it të Mynihut ka ndezur merkaton e verës me disa deklarata, të cilat nuk janë pritur mirë në Spanjë. Numri një i Bayern-it ka komentuar intrigat e merkatos duke dhënë përgjigje “thumbuese”.
Argumenti i parë ka qenë ai në lidhje me prezencën e Jose Mourinho-s në “Olympiastadion” të Berlinit. Sipas disa gazetarëve që merren me transferimet e futbollistëve tekniku portugez, i cili është shumë pranë rikthimit në Madrid, udhëtoi drejt kryeqytetit të Gjermanisë për të ndjekur nga afër Michal Olise. “Ai mund të mbajë edhe pesë sy mbi Olise-n, por ju them se nuk do ta marrë kurrë”, i tha Hoeness, gazetarit pasi u pyet se trajneri kishte mbërritur në Berlin për të parë sulmuesin francez.
Një tjetër argument ishte edhe ardhmja e Harry Kane-t në Mynih. Gazetarët u interesuan pranë Hoeness se Barcelona ishte në kërkim të një sulmuesi ndërsa në Mynih kanë nisur që të diskutojnë për zgjatjen e kontratës së 32-vjeçarit. “Nuk është momenti i duhur për të diskutuar mbi këtë temë pasi kemi thënë se do të ulemi në fund të sezonit dhe është ende për tu luajtur Kupa e Botës. Situata është e qetë. Kane është blerja jonë më e mirë, mund të them se është blerja më e goditur në hisotrinë e klubit. Interesi i Barcelonës? Kane qëndron në Mynih, Barcelona nuk paratë e nevojshme për ta blerë!”, tha 74-vjeçari. A.V.