• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, August 18, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Mount përshëndetet me Chelsean, emocionon me mesazhin e tij

04/07/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Mason Mount e ka konfirmuar se ai është larguar nga Chelsea për te Manchester United.

Erik ten Hag më në fund është afër që të merr mesfushorin e tij të ri, për të cilin United do t’i paguajë Chelseat plot 65 milionë euro dhe 6 milionë euro të tjera në formë të bonuseve, raporton KosovaPress.

Përmes një mesazhi në “Instagramin” e tij, Mount e shpjegoi pse morri vendimin për tu larguar nga Chelsea.

“Përshëndetje tifozë të Chelseat, duke pasur parasysh spekulimet gjatë gjashtë muajve të fundit, kjo mund të mos jetë e papritur për ju. Por nuk e bën më të lehtë t’ju them se kam marrë vendimin të largohem nga Chelsea”, tha Mount.

“Ndjeva se ju meritoni më shumë sesa thjesht një mesazh me shkrim, kështu që doja t’ju tregoja drejtpërdrejt se sa mirënjohës kam qenë për të gjithë mbështetjen tuaj gjatë 18 viteve të fundit. E di që disa prej jush nuk do të jenë të kënaqur me vendimin tim, por kjo është ajo që është e duhura për mua në këtë moment të karrierës sime”, tha më tej Mount.

24-vjeçari do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare në “Old Trafford” me një opsion rinovimi për një vit tjetër.

Ai do të fitojë 250,000 £ në javë te United, potencialisht duke u rritur në 300,000 £ në javë në varësi të paraqitjeve.

Është një rritje gjigante e pagës për reprezentuesin anglez, i cili fitonte 80,000 £ në javë te Chelsea.

Next Post

Enrique pritet të zyrtarizohet nesër te PSG-ja

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.