Wednesday, 14. October 2026
Futboll

Mourinho: “Calciopoli”? Përgëzime italianëve. Në Spanjë ishte skandali më i madh, por nuk po ndodh asgjë

GS 14/10/2026 1 Min. Lesezeit

José Mourinho nuk tërhiqet nga deklaratat e tij. Në prag të ndeshjes Roma–Real Madrid, trajneri i madrilenëve foli për “Prime Video” mbi polemikat pas fitores së të shtunës ndaj Villarrealit, të lidhura me përjashtimin e Vinicius, si dhe sulmet e vazhdueshme të Realit ndaj arbitrave spanjollë.

Mourinho iu referua edhe “çështjes Negreira”, që lidhet me ish-zëvendëspresidentin e Komitetit Teknik të Arbitrave, José María Enríquez Negreira. Ai dyshohet se ka marrë 8.4 milionë euro nga Barcelona për raporte informative mbi arbitrat e La Liga-s, ndërsa sipas pretendimeve të Real Madridit, klubi katalanas ka përfituar nga favorizime arbitrare mes viteve 2001 dhe 2018.

“Përgëzime italianëve, sepse Italia është i vetmi vend ku ‘Calciopoli’ ishte vërtet ‘Calciopoli’. Deri tani, në Spanjë nuk ka ndodhur asgjë. Nëse nuk ndodh diçka, atëherë ky është skandali më i madh i korrupsionit në arbitrazhin botëror. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë”, – deklaroi Mourinho.

 

Teilen: