Thursday, 5. March 2026
Sport

Mourinho dhe Roma dënohen ‘rëndë’ pas gjesteve të pahijshme në finalen e Evropa Ligës

GS 21/06/2023 2 Min. Lesezeit

Komiteti i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s ka vendosur një ndalim me katër ndeshje ndaj portugezit për sjelljen e tij në Budapest në finalen e Evropa Ligës ndaj Sevilla.

Roma u mposht në finale pas penalltive 4:1 ndaj Sevillës, por ndeshja kishte edhe tensione.

  

Sipas raportimit të ‘Mundo Deportivo’, UEFA hapi një procedurë disiplinore pas ndeshjes së 2 qershorit dhe e ka mbyllur atë me sanksionin ndaj portugezit për fyerje ndaj një zyrtari të ndeshjes, gjithashtu dhe klubit, përcjellë lajmi.net.

Kjo nuk është e tëra pasi ‘Giallorosi’ janë dënuar me 50 mijë euro gjobë për sjellje të pahijshme të skuadrës dhe një tjetër në të njëjtën shumë për ndezjen e fishekzjarrëve, hedhjen e objekteve dhe incidente publike dhe dëmtim të stadiumit.

Roma nuk do të jetë në gjendje t’u shesë bileta tifozëve të saj për ndeshjen e radhës që do të luajë në shtëpi në kompeticionet evropiane dhe gjithashtu do të duhet të kontaktojë Federatën Hungareze të Futbollit (MLSZ) për të marrë përgjegjësinë për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tifozët e tyre në ndenjëse, dritare, kosha, kontejnerë dhe priza./Lajmi.net/

  


Teilen: