Friday, 9. October 2026
Futboll

Mourinho e ka “gozhduar” në stol, Milan siguron “PO” nga sulmuesi brazilian për janarin

GS 09/10/2026 2 Min. Lesezeit

Te Milan diçka po lëviz në tregun e transferimeve. Pushimi i gjatë për ndeshjet e kombëtareve u dha mundësi kuqezinjve t’ia kushtonin vëmendjen merkatos, duke arritur një marrëveshje paraprake pas një ndjekjeje të gjatë.

Bëhet fjalë për Endrick, një lojtar shumë i kërkuar nga Roma dhe Aston Villa. Zhvillimi i ri është premtimi e gatishmëria e sulmuesit brazilian për të kaluar në huazim te Milanello, me qëllim që të fitojë minuta loje dhe të përpiqet të rigjallërojë karrierën e tij.

Statistikat tregojnë se ai ka regjistruar vetëm katër minuta lojë deri më tani këtë sezon me Real Madrid. Pra, ai nuk është as zgjedhja e parë dhe as e dyta. Ose, thënë ndryshe, Mourinho nuk është veçanërisht i entuziazmuar me të.

Mourinho nuk e aktivizon, por refuzon ta lërë të largohet. Ose të paktën, refuzoi verën e kaluar, ndaj mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë tani. Vetë Endrick është i hapur për një huazim, ndaj te Real Madrid presin vendimin e portugezit.

Endrick e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend ta kalojë gjithë vitin në stol dhe ka nisur bisedimet me një listë të gjatë pretendentësh. Sipas “La Gazzetta”, ai po anon nga Milan dhe trajneri Amorim do të ishte i lumtur të kishte në skuadër.

Megjithatë, janari është ende larg dhe gjithçka mund të ndodhë. Për momentin, mbetet vetëm premtimi, por a mjafton kjo? Hapi nga të qenit një objektiv merkatoje deri te bërja një “bashkëshort i premtuar” është tashmë një rrugë e gjatë.

Teilen: